VIDEO/ Nis gjyqi për 'vulën', deputetët e PD-së në sallën e Gjykatës së Apelit

Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca për të ashtuquajturën çështje e vulës së Partisë Demokratike.

Edhe pse kjo çështje është vulosur me kohë nga demokratët, gjykatat vazhdojnë ta mbajnë peng me procese absurde.

Ndërkohë në sallën e gjyqit kanë mbërritur edhe deputetët e PD, të cilët po ashtu janë në krah të opozitës së vërtetë.

Ne proces janë deputetët: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Albana Vokshi, Luani Baçi si dhe nënkryetari  i PD, Luçiano Boçi.

Partia Demokratike përfaqësohet nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbadhi dhe Ledina Mandia në këtë seancë.

Ndërkohë që Lulzim Basha përfaqësohet nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Që në fillim të seancës, Ivi Kaso ka bërë kërkesë paraprake që Enkelejd Alibeaj të mos pranohet si palë ankimuese.

Sipas tij, Alibeaj nuk ka qenë palë në rpoces.