Dhunoi Balliun dhe deputetët e PD/ Noka: Banditi i rilindur me uniformën e shtetit do e paguajë një më një

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj shefit të organizimit në PD, Klevis Balliu dhe deputetëve demokratë, gjatë protestës së organizuar ditën e sotme para Bashkisë Tiranë.

Ky bandit i rilindur me uniformën e shtetit duhet identifikuar e s'duhet harruar. Do vijë dita që do e paguajë një më një banditizmin e tij dhe të shokëve të tij si ai’, shkruan Noka në Facebook.

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë protestuar ditën e sotme për herë të 11 para Bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqja e kryehajdutit Erion Veliaj, që akuzohet për vjedhjen e 130 milionë eurove me inceneratorin fantazëm dhe të paktën 30 milionë euro me dosjen 5D.