", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/June/10/auto_Bad-Bunny1718011163.webp", "width": 640, "height": 360 } }

Videoja që po bën 'namin', Bad Bunny ngec në getat e balerinës gjatë koncertit

Këngëtari i njohur Bad Bunny është përballur me një situatë të sikletshme teksa performonte në Coliseo de Puerto Rico në San Juan. Siç shihet edhe në videon që po bën xhiron e rrjetit, një nga kërcimtaret Kiara Rodriguez Saldivar u kthye me shpinë duke kërcyer shumë afër këngëtarit, shkruan TMZ.

Në atë moment getat e saj u kapën në gurat e xhinseve të Bad Bunny dhe mbetën ashtu për disa sekonda.

Dyshja siç vihet re edhe nga pamjet ishin në siklet pasi stafi ndërhyri të normalizonte ngjarjen e papritur. Pasi u lirua Bad Bunny vazhdoi me shfaqjen edhe pse ai nuk tha asgjë për disa momente para se të vendoste të mbyllte performancën.