E djathta dominon edhe në Itali/ Frateli D’Italia kryeson zgjedhjet për Parlamentin Europian

Partitë e djathta kanë dominuar edhe në Itali në zgjedhjet që u zhvilluan për Parlamentin Europian 2024.

Sipas ‘Exit-Poll’-it të parë në Itali të siguruar nga SYRI, partia Fratelli D’Italia kryeson me rreth 31% të votave, e ndjekur nga Partito Democratico me 25.5%, Movimento 5 Stelle 14%, Forca Italia-Noi Moderati me 9.5 %, Lega me 9.5% dhe Alleanza Verdi-Sinistra me 6%.