Aksident me vdekje në aksin Milot-Mamurras, viktimë - një kalimtar

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Mamurras. Një automjet që udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës, ka përplasur një kalimtar, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtuesi i “Audi-t” është shoqëruar në komisariatin e policisë së Kurbinit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.