Tërmet në Zvicër, ndjehet edhe në Itali

Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në orën 02:34 të mëngjesit në Zvicër dhe është ndjerë edhe në Itali.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një epiqendër tetë kilometra në thellësi afër Studenit, në Kantonin e Bernës.

Aktualisht, nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.