‘Raporti i BE për Banjskën, i vonuar’ ish.zv/ministri: Serbia ka zgjedhur me kohë Rusinë

Ish-zv.ministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra e cilësoi të vonuar raporton e Bashkimit Europian që konfirmoi edhe njëherë se Serbia fshihej pas sulmit terrorist në Banjskës.

Sipas Shkodrës, bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se Serbia ka zgjedhur prej kohësh Rusinë dhe tentativa e tyre për t’i ndarë janë të dështuara.

“Ky raport mirë që është formalizuar, por që ditët e para e kemi potencuar që faktet ishin të njohura. Serbia ishte e përfshirë drejtpërdrejtë me shërbimet sekrete që drejtohej nga Vulin dhe që është shpërblyer nga Vuçiç. Vulin punon me strukturat e tij që të minojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe Bosnje. Ka një aktivitet të shtuar në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. BE dhe ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë se tentativat e tyre për ta shkëputur Serbinë nga Rusia janë të dështuara”, tha ish.zv/ministri.