VIDEO EKSKLUZIVE/ Po rrinte tek dera e kopshtit, si u sulmua brutalisht avokati Sokol Mëngjesi

SYRI TV ka siguruar në mënyrë ekskluzive videon e dhunës barbare të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Ky i fundit po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, pasi kishte lënë djalin kur është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur.

Ai është goditur në kokë me dorezë hekuri dhe ka rënë për toke.

Më pas është qëlluar me shkelma e sende të tjera, dhe autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.