Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Sarandë, shkrumbohen pajisjet dhe orenditë

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të së mërkurës në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.

Zjarrfikësit dhe policia sapo u njoftuan për zjarrin, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake. Ndërkohë, banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.