Policia gjen armë dhe municion në Zveçan dhe Leposaviq

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe municion.

Në rastin e parë gjatë bastisjes së një shtëpie të një (mashkulli, kosovar), është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Derisa, në rastin e dytë është bastisur po ashtu edhe një shtëpi në pronësi të një (mashkulli, kosovar), është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 115 fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Zveçan i dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.