Ervin Salianji uron kryetarin e degës së Partisë Demokratike Korçë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka uruar Dhimitri  Çyfeku për zgjedhjen si kryetar i degës së Partisë Demokratike Korçë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas bashkimit dhe garës, forcimi, përfshirja e çdo kontributori dhe hapja e partisë janë sfidat e ardhshme që do të çimentojnë fitoren e opozitës në zgjedhje”, shkruan Salianji.

POSTIMI I PLOTË:

“Urime Dhimitri Çyfeku për zgjedhjen si kryetar i degës së Partisë Demokratike Korçë.

Pas bashkimit dhe garës, forcimi, përfshirja e çdo kontributori dhe hapja e partisë janë sfidat e ardhshme që do të çimentojnë fitoren e opozitës në zgjedhje.

Rivalizimi  i garës nga zonja Eleina Qirici dhe sfida mes dy personaliteteve me përvojë në degë është njëkohësisht dhe rivitalizim i demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike!