VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katet e larta të një pallati në zonën e Astirit në Tiranë.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes. SYRI TV sjell pamjet e tymit që del nga ballkoni dhe dritaret e apartamentit.

Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar.