Itali/ Mega parullë kundër Ramës: Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes

Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare përgatitet të takojë edhe në Milano patronazhistët dhe ekipet e punonjësve të bashkive të ndryshme te vendit që kanë udhëtuar që nga dje për të marrë pjesë në mitingun e tij, emigrantë shqiptarë kanë shprehur protestën e tyre për këtë vizitë.

Një parullë e madhe kundër Ramës është shfaqur ne vendin ku do zhvillohet takimi.

“Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”, është mesazhi i shkruajtur.

Kjo sipas Gazetares së Syri tv Alba Kepi është një mega parullë kundër Ramës e vendosur në Busto Arsizio.

Edhe në Athinë kreu i qeverise u prit nga emigrantë shqiptarë të cilët kundërshtojnë politikat e tij dhe korrupsionin galopant që bën qeveria e tij qendrore dhe lokale.