Shpallen lojtarët më të mirë të sezonit në Serie A
Më pak ndeshje në një sezon, Seria A përgatit reformën.
Kampionati i Serie A ka shpallur sot se cilët janë lojtarët më të mirë të sezonit 2023-2024 në varësi të pozicioneve ku luajnë.
Lojtari më i vlerësuar i sezonit që po mbyllet është zgjedhur kapiteni i kampionëve, Interit, Lautaro Martinez.
Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, ka fituar në garën me Paulo Dybala të Romës dhe Rafael Leaon e Milanit, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i këtij sezoni.
Mesfushori më i mirë është sërish një lojtar i “zikaltërve”, Hakan Çalhanoglu, me turkun që realizoi një sezon ëndrrash.
Sa i përket mbrojtjes, edhe në këtë repart më i mirë i edicionit 2023-2024 është zgjedhur nga radhët e kampionëve të Serie A dhe ai është Alessandro Bastoni.
Teksa portieri i sezonit, që padyshim u shfaq në super formë është i skuadrës së Monzës, Michele Di Gregorio.
Ndërsa sa i përket lojtarit më të mirë U-23, më në formë është shfaqur sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirkzee.
Në fund sa i përket trajnerit, nuk kishe si të ndodhte ndryshe, tekniku më i mirë i këtij edicioni është zgjedhur kampioni Simone Inzaghi.