Ushtria izraelite gjen trupat e pajetë të tre pengjeve në veri të Gazës

IDF ka gjetur trupat e pajetë të 3 pengjeve izraelite, që ishin rrëmbyer nga Hamasi. Bëhet fjalë për shtetasit Hanan Yablonka, Michel Nisenbaum dhe Orion Hernandez.

Mësohet se ata u gjetën në Jabalya në veri të Gazës.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi ushtarak, duke shtuar se 3 pengjet ishin vrarë më 7 tetor dhe u dërguan në Gaza.