Sulm me tritol në një lokal në Malësinë e Madhe, ja kush është pronari
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në afërsi të një lokali në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:50 dhe dyshohet se lënda plasëse është hedhur tek reklama.
Lokali raportohet se është pronësi të Ferdi Sterkaj, kryetari i PD në Malësinë e Madhe.
Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.