Tërmet në Korfuz/ Ja sa ishte forca goditëse

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka ndodhur sot në orën 06:30 të mëngjesit në perëndim të Korfuzit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra. Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në njerëz.