SHBA ngriu fondet e Moskës në territorin e vet, Putin firmos dekretin për sekuestrimin e pronave amerikane në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur një dekret, sipas të cilit Rusia do të ketë juridiksion mbi pronën amerikane në Rusi për të kompensuar dëmet nga sekuestrimi i aseteve ruse në Shtetet e Bashkuara.

Si pjesë e veprimit, pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të Shteteve të Bashkuara, kompanive dhe qytetarëve amerikanë në territorin e Rusisë, si dhe letrat me vlerë në pronësi të tyre, aksione të kompanive ruse dhe të drejta të tjera pronësore të Shteteve të Bashkuara në vend do t’i nënshtrohen sekuestrimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë dakordësuar për sekuestrimin e aseteve të Rusisë në territoret e tyre me qëllim përdorimin e fondeve për të ndihmuar Ukrainën.