64-vjeçari ngacmon seksualisht 13-vjeçaren, ndalohet nga policia

Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.

I moshuari është banues i fshatit Hoçisht.

Ndalimi i tij erdhi pas deklarimeve të vajzës së mitur në prani të prindërve dhe psikologes.