Dhunuan të dashurat e tyre, dy të rinj të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen për dhunë ndaj partnereve të tyre. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. Gj., dhe A. H., 30 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– B. Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;

– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.”sqaron policia.