Atalanta- Bayer Leverkusen/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

Është mbyllur pjesa e parë e finales së Europa League mes Atalanta-s dhe Bayer Leverkusen në “Aviva Stadium” në Dublin.

Në minutën e 12', Lookman zhbllokon finalen e Europa League ndaj Bayer Leverkusen.

Një aksion perfekt i djemve të teknikut, Gian Piero Gasperini është finalizuar më së miri nga “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili pasi merr një pasim perfekt nga Zappacosta tund rrjetën e gjermanëve. Rezultati shkon në 1 me 0. 

Vetëm 10 minuta pas golit të parë të sfidës, “Bergamaskët” e Atalanta kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, duke iu afruar edhe më shumë triumfit evropian.

Protagonist ishte sërish “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili pasi rrëmben një top në mesfushë lëshon një predhë nga distanca duke mposht portierin e gjermanëve. Rezultati shkon në 2 me 0.