‘Po shkoni drejt izolimit ndërkombëtar’/ Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Ndaloni lojërat

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Shkupi zyrtar “duhet të ndalojë lojërat” duke paralajmëruar se po shkojnë drejt drejt izolimit ndërkombëtar.

Ai deklaroi se do të ketë ratifikimin e memorandumeve për Marrëveshjen e Prespës derisa shteti fqinj të respektojë marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet. Emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na kenë përballë.

Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se periudha parazgjedhore ka mbaruar dhe duhet ta merrin seriozisht.

Besoj se do të bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga presidenti i Komisionit pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Besoj se do të përshtaten sepse duam marrëdhënie të mira. Çështja për emrin e Maqedonisë së Veriut nuk ndryshon. Ajo që duhet të bëjmë është t’u shpjegojmë se kjo politikë e tyre do t’i çojë në izolim ndërkombëtar dhe ata nuk e duan këtë.

Ne nuk jemi naivë dhe dimë të menaxhojmë lojërat e vogla partiake. Pse SYRIZA nuk e ka paraqitur propozimin e ligjit në 5 vitet e fundit? E pamë që VMRO po vjen në pushtet me retorikë ekstreme, e diskutuam brenda dhe thamë se nuk duam të vazhdojmë me ratifikimin e memorandumeve”, tha kreu i qeverisë greke.,