Mes zërave për ndarje, J.Lo dhe Ben Affleck më në fund shfaqen bashkë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë së bashku në publik për herë të parë në më shumë se një muaj, mes spekulimeve për martesën e tyre.

Lopez, 54 vjeç dhe Affleck, 51 vjeç, u fotografuan në Los Angeles së bashku të enjten , më 16 maj, teksa morën pjesë në një event për të mbështetur fëmijët e aktorit.

Një burim tha se dyshja mbërritën veçmas, por të dy u panë me unazat e martesës teksa largoheshin nga eventi. Fotografitë nga 16 maji tregojnë Affleck duke marrë Lopez me Emme, vajzën e saj, pas ngjarjes.

Dalja vjen ndërsa thashethemet për krizën në martesën e tyre vazhdojnë të qarkullojnë në media.