Zvicra publikon listën paraprake me 38 futbollistë për Euro 2024, ftohen gjashtë shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës e ka publikuar listën paraprake për Kampionatin Evropian që nis në muajin qershor.

Helvetikët kanë ftuar plot 38 futbollistë në kampin parapërgatitës fillimisht.

Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar në këtë grumbullim.

Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë ftuar.

Lista zyrtare e Zvicrës për Euro 2024 do të publikohet më 7 qershor.