EMRI/ Dhunonte gruan, arrestohet 45-vjeçari në Kamëz
45-vjeçari Roland Demaj është arrestuar në Kamëz nga efektivët Komisariatit numër 3 në kryeqytet, pasi akuzohet se në mëyrë të përsëritur ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ka dëshmuar përpara hetuesve dhunën me të cilën është përpallur nga bashkëshorti i saj.
Teksa ka rënë në prangat e policisë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë/ Kamëz
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.