Skuadra e Kategorisë së Dytë bën ‘mrekullinë’, fiton Kupën dhe kualifikohet në Ligën e Europës

Klubi i Kategorisë së Dytë në Rumani ka bërë mrekullinë.

Bëhet fjalë për Korvinul Hunedoara të cilët fituan Kupën dhe kështu kualifikohet në Ligën e Europës.

Ky është një klub legjendar në kampionatin vendas, por në tranzicionin drejt ekonomisë së tregut u përballën me probleme financiare dhe që nga viti 1992 luajnë në ligat e ulëta.

Ata fituan Kupën pasi mposhtën të gjithë kundërshtarët e tyre.

Kjo është hera e pestë në historinë e futbollit rumun që një ekip i Kategorisë së Dytë fiton Kupën dhe hera e parë që nga Rapid Bukureshti që nga viti 1974. Një arritje shumë e madhe!