Sonte në ‘Plug’: Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Mbrëmjen e sotme do të transmetohet në SYRI TV, një tjetër emision që denoncon klientelizmin dhe nepotizmin në Bashkinë e Tiranës.

Jo vetëm drejtorët e ‘5D’, por edhe ish-kreu i njësisë Zallher, Arben Maloku dhe familjarët e Kujtim Qefalisë, kanë përfituar dhjetëra tendera dhe leje ndërtimi me firmën e Erion Veliajt.

Edhe pse Maloku ka qenë vartës i Veliajt, ai rezulton se fshihet pas një kompanie, e cila ka përfituar mbi 36 tendera publikë nga bashkia e Tiranës, vlera e të cilëve shkon në disa milionë euro

‘Plug’ sjell edhe dokumente se si shteti ndonëse i sekuestroi me bujë pallatin pa leje të Arben Malokut, ka vijuar ti japë leje dhe tendera këtij shtetasi edhe pas aksionit pompoz të Bledi Çuçit