Ndërtoi pa leje një dyqan, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për ndërtim pa leje. Sipas policisë, 58-vjeçari po ndërtonte një dyqan pa leje.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasi 58 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.