", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/May/12/auto_C2ev5-sobranie1715516600.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Krizë e papritur në Shkup: Ambasadorja greke ikën nga inagurimi i Presidentes se foli për 'Maqedoni'

Shkup- Ambasadorja greke Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e parlamentit për betimin e Presidentes së re, u largua në shenjë proteste.

Sot në mesditë, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova , ka bërë betimin në një seancë të posaçme të parlamenti. Siljanovska gjatë betimit e quajti vendin e saj "Maqedonia", edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim, Jovan Mitreski, duke i kërkuar presidentes që ta përsëriste, iu referua vendit si " Maqedonia e Veriut ".

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou , e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Siljanovska-Davkova, u largua në shenjë proteste pas kësaj për faktin se kjo e fundit gjatë fjalës së saj i referohej vendit të vet si "Maqedonia", duke shkelur kështu Marrëveshjen e Prespës .

Kathimerini: Mitsotakis i shqetësuar për emrin e Maqedonisë së Veriut

Gazeta greke Kathimerini shkroi një ditë më parë se "në vazhdën e fitores zgjedhore nacionaliste të VMRO-së në Maqedoninë e Veriut, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të shtunën se po ndjek me "shqetësim disa nga deklaratat e bëra nga zyrtarët e partisë" në lidhje me zotimet e tyre për të mos respektuar marrëveshjen e emrit të Prespës të vitit 2018 që zgjidhi mosmarrëveshjen me Greqinë për emrin e shtetit.

“Do të pres qëndrimin zyrtar të ushtruesit të detyrës së Kryeministrit për të parë se si (kryeministri i ri Hristijan Mickoski) do t'i referohet emrit të vendit të tij. Unë personalisht nuk u pajtova me Marrëveshjen e Prespës… Pavarësisht mosmarrëveshjes sime, më duhej ta respektoja atë”, tha Mitsotakis në një intervistë për Alpha TV të shtunën.

“Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe nga lidershipi i Maqedonisë së Veriut. Unë dua të shpresoj që ajo që është dëgjuar para zgjedhjeve nuk do të dëgjohet pas zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh, ne do të kemi probleme”, vuri në dukje ai. /ar.sh/SYRI.NET