FOTO/ Presidentja e Kosovës nderohet nga qyteti Forth Worth i Teksasit

Presidenca e Kosovës njoftoi se Presidentes Vjosa Osmani, e cila ndodhet në SHBA për takime zyrtare, i është dhuruar vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës

Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens. Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t'u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës.