", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/May/02/auto_-900-0-1714631381x640-0-1714628409xipa-apagogi-283-5371714631753.webp", "width": 900, "height": 505 } }

Me batanije në dorë tenton të rrëmbejë fëmijët në një shkollë fillore, arrestohet 33-vjeçari

Një transgjinor 33-vjeçar tentoi të rrëmbejë njërin prej fëmijëve të një shkolle fillore në Kolorado, ndërsa momentet e tmerrshme janë kapur nga një kamera sigurie.

Në video duket Solomon Culligan, i cili ka hyrë në oborrin e shkollës fillore "Black Forest Hills" duke mbajtur një batanije ndërsa disa fëmijë të vegjël janë në oborr. Kur fëmijët kuptuan qëllimet e këqija të 33-vjeçarit i cili vrapon drejt tyre, ata fillojnë të bërtasin e të largohen.

33-vjeçari në fakt ka arritur të kapë njërin prej fëmijëve duke i hedhur batanijen, por në fund nuk ka mundur ta përfundojë kapjen pasi ka humbur ekuilibrin.

Culligan u arrestua pak larg dhe u akuzua për tentativë rrëmbimi. Djaloshi i cili për pak sa nuk u rrëmbye nga 33-vjeçari tha në polici se autorit i vinte erë alkooli dhe kishte pluhur të bardhë në fytyrë.

Sipas New York Post, Culligan u rendit si ngacmues seksual në vitin 2011 kur u dënua për seks pa pëlqimin e personit tjetër. Në atë kohë, në fakt, ai kishte pohuar se vuante nga depresioni.