Real Madrid – Barcelona, publikohen formacionet për 'El Clasicon'

Sonte do të zhvillohet “El Clasico” i fundit i këtij sezoni, që mund të vendosë përfundimisht edhe titullin e kampionit.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen që nis në ora 21:00.

“Los Blancos” me fitore eventuale do të largonin çfarëdo dyshimi që mund të kishte dikush sa i përket titullit kampion.

Aktualisht, Real Madridi është lider me 78 pikë, me tetë pikë më shumë se Barcelona.