Spektakël golash në Champions League/ PSG i jep leksion Barcelonës, Dortmundi përmbys Atleticon

Mbrëmja e së martës ka dhuruar sot spektakël në dy sfidat e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

PSG ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Barcelonës me shifrat 1-4, duke çuar kështu rezultatin e përgjithshëm 4-6.

Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët, me Raphinha që shënoi në portën e francezve. Më pas, ka qenë Dembele i cili ka barazuar shifrat në minutën e 40’.

Në pjesën e dytë, PSG ishte përsëri protagonist me Vitinha në minutën e 54’. Duke përfituar me një lojtar më pak të Barcelonës, PSG shënoi edhe golin e tretë me anë të Mbappe me anë të një penalltie. Në përfundim të sfidës, ishte përsëri Mbappe që ndëshkoi Barçën.

Borussia e Dortmundit bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrit.

Verdhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, por u barazuan në fillim të fraksionit të dytë. Gjithsesi kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme, me heroin Sabitzer që realizoi dy gola brenda pak minutash, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-2.