Gjirokastër, digjet një dyqan në katin e parë të pallatit, panik tek banorët

Një dyqan i hapur në katin e parë të një pallati në lagjen 11 Janari të Gjirokastrës ka marrë flakë pas mesnate duke ngritur në panik banorët.

Ishte ora 2:00 dhe tymi dhe zjarri që po përhapej angazhuar banorët për fikjen e tij, por u desh ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët të shuheshin.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qene një shkëndijë elektrike.