Alarmohet Gjermania, ISIS jep sinjale kërcënimi edhe për ‘Euro 2024’

 

 

ISIS nuk ka ndërmend të ndalet teksa pas kërcënimit të 3 qyteteve ku do të zhvilloheshin ndeshjet e Champions, tashmë në shënjestër ka rënë Gjermania.

Sipas mediave gjermane bëhet me dije se futbolli po kërcënohet seriozisht nga Shteti Islamik i ISIS.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre akoma më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë Euro 2024, një eveniment ku mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota.

Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes!”.

Të vënë në dijeni të kësaj situate, Gjermani ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intensivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm.