Berisha uron Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, begati, prosperitet dhe dinjitet

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, uroi shqiptarët me rastin e ditës së Fitër Bajramit.

MESAZHI I PLOTË

Gëzuar Fitër Bajramin.

Të dashur miq, besimtarëve myslimanë dhe veçanërisht atyre që agjëruan, ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin.

Zoti Mëshirëplotë ua pranoftë sakrificat dhe lutjet, sjelltë në familjet tuaja paqe, begati, si dhe për vatrën tonë të përbashkët, Shqipërinë, lehtësim të vështirësive, prosperitet e dinjitet.