Zjarr në një ndërtesë banimi në Hong Kong, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një zjarr që ra në një ndërtesë banimi në Hong Kong.

Njerëzit brenda ndërtesës 16-katëshe tundnin peshqirët në dritare për të sinjalizuar për shpëtim, raportoi transmetuesi RTHK, duke shtuar se zjarri kishte filluar në një palestër atje.

Disa rrugë përreth u detyruan të mbylleshin. Qeveria e vendit tha se rreth 150 persona u evakuuan ndërsa 40 të tjerë u dërguan në spitalet publike.

Gjashtë prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë, tha autoriteti spitalor./abcnews.al