", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/April/03/auto_-640-0-8bf991dce1fe0ecbb25dd0973c7c8bea1712130437.png", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ 'Të ka thënë Ilnisa mos më flasësh?' Meritoni injoron Eglën gjatë darkës: Nëse kam faj publiku do më…

Ilnisa, Meritoni dhe Egla ndodhen në Dhomën e Bardhtë të BBV3, ku do qëndrojnë të izoluar deri ditën e shtunë. Këtë fundjave publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush do largohet dhe kush do vazhdojë garën.

Gjatë darkës, e ulur në të njëjtën tavolinë me Ilnisën dhe Meritonin, Egla tento të fliste me Meritonin, por ky u fundit e injoronte, duke biseduar me Ilnisën dhe nuk i kthente përgjigje. Ky gjest nuk i pëlqeu aspak Eglës e cila u ngrit nga tavolina dhe u largua.

Një pjesë nga biseda:

Egla: Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e mirë.

Egla në një bisedë tjetër me Ilnisën, kjo e fundit i uron të dalë sa më shpejt nga shtëpia.

Egla: Nëse kam faj publiku do më nxjerrë jashtë.

Ilnisa: Dhe ta uroj me shpirt. Atë që unë ndjej nuk kam në plan ta ndaj me ty.

Egla: E di që jeni të fortë sepse jeni të dy.

Ilnisa: Ti mendon se di më shumë sesa dimë ne.

Egla: Unë di se çfarë më di mendja.

Ilnisa: Mund të jesh e zonja me lojërat e fjalëve, por jo me mua. Me ata që peshkon dhe mundesh t’ja dalësh.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)