Bardhi shpërndan VIDEO-n me premtimet e pambajtura në 11 vjet: 1 Prilli dita simbol e Edi Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në rrjetet sociale ka shpërndarë videon me premtimet e pambajtura në 11 vjet të Ramës.
Bardhi shprehet se 1 prilli është dita e kryeministrit Edi Rama.
‘Sot është dita simbol që përfaqëson më së miri Edi Ramën dhe qeverisjen e tij 11 vjeçare! Gëzuar 1 Prillin!’, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.