Hetimi për TIMS/ Nesër komisioni hetimor zhvillon mbledhjen e parë

Komisioni hetimor për TIMS do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori.

Njoftimi është publikuar nga kreu I këtij komisioni Ervin Salianji.

Njoftimi:

Në mbështetje të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, çështjet që do të diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen në Komisionin Hetimor në mbledhjen e parë janë si më poshtë:

Deklarimi i konstituimit të komisionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.

Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.

Përcaktimi i detyrave të komisionit.

Zgjedhja e sekretarit të komisionit.

Deklarimi i planit paraprak të hetimit.

Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.

Përcaktimi i mbledhjes së rradhës së komisionit hetimor.KRYETARI

 

Ervin SALIANJI