PAMJE TË RËNDA – Momenti i kapjes në pyll të terroristit nga trupat ruse, britmat, goditjet dhe prerja e veshit

I dyshuari për sulmin në sallën e koncertit në Moskë dëgjohet tek bërtet i tmerruar në pamjet e reja me video që janë publikuar të momentit të kapjes së tij, kur ai ndiqet nëpër pyje nga trupat ruse, të cilat i thonë se do ta bëjnë copash, që ia presin veshin dhe më pas e detyrojnë ta hajë.

Rojet kufitare ruse dhe agjentët e FSB-së u panë duke e goditur me furi, njeriun që mendohet se ishte i dyshuari Saidakrami Murodalii Rachabalizoda, pasi e ndoqën atë nëpër pyje të dendura, skena të filmuara në një video prej 90 sekondash të shpërndarë në Telegram.

Pak çaste më vonë, një ushtar me tërbim ia preu veshin Rachabalizoda-s me thikë dhe e detyroi atë ta hante në një video shumë të tmerrshme për ta publikuar MailOnline (siç shkruan vetë kjo media.)

Rachabalizoda është një nga katër terroristët e ISIS që u akuzuan për terrorizëm, që pasi u kapën, dyshohet se u torturuan nga shërbimet ruse të sigurisë pas sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në Moskë të premten mbrëma; një nga terroristët ishte parë tek dilte nga vendi i masakrës disa ditë para sulmit.

Forcat e armatosura ruse mund të shihen duke vrapuar nëpër borë dhe përrenj për të kapur terroristin, i cili besohet të jetë pjesë e një krahu ultra brutal të ISIS.

Rachabalizoda mund të shihet i shtrirë në shpinë në një pozicion fetusi pasi dy burra të armatosur e kanë kapur dhe disa qen kufiri i rrinë rrotull.

Një ushtar mund të shihet duke e goditur vazhdimisht me grusht në fytyrë ndërsa i bërtet.

Ushtari dëgjohet duke thënë: 'Ai është një lavire! Ku e ke armën? Armën tënde shkë.....të! Çfarë ke bërë me armën? Po ta kërkoj tani! Qëndro! Godite prapë. Ku janë të tjerët?'

I arrestuari i thotë se nuk mban armë.

Një tjetër ushtar i shkon përsipër dhe e godet me shkelm, ndërsa Rachabalizoda bërtet, përpara se një i tretë ta godasë me kondakun e armës.

Një ushtar i thotë: 'Qëndro ose do të sul qenin.'

Ndërsa një ushtar rus fillon të marrë të dyshuarin për terror, një tjetër e godet me grusht në kokë dhe Rachabalizoda bërtet në agoni dhe rrëzohet.

Një ushtar i thotë: 'Hajde ti llum b****. Do të bëj copa.'

Pamjet e siguruara nga MailOnline që nuk po publikohen për shkak të natyrës së saj të rëndë tregojnë se si një ushtar i preu një copë të veshit të djathtë të Rachabalizodës dhe e detyron atë ta hajë, përpara se ta pështyjë përsëri./ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE

Kremlini nuk i përgjigjet pyetjes nëse 4 të arrestuarit për sulmin në Moskë janë torturuar

VIDEO/ Katër burra të mavijosur dhe të gjakosur para gjyqit për masakrën në Moskë

FOTO/ Rusia akuzon 4 persona për sulmin në koncertin e Moskës

Akti terrorist në Moskë: të dyshuarit përballen me burgim të përjetshëm

FOTO/ Rusët kthehen në vendin e sulmit terrorist në Moskë për të shprehur dhimbjen

VIDEO/ Rusi, nderime adoleshentit mysliman që shpëtoi dhjetëra njerëz gjatë sulmit në Moskë

Shteti Islamik ‘po rekruton nga Taxhikistani dhe vende të tjera të Azisë Qendrore’

Taxhikistani, i gatshëm për të bashkëpunuar me Rusinë kundër terrorizmit pas masakrës në Moskë

Macron: Do të ishte cinike që Rusia të akuzonte Ukrainën për sulmin terrorist në Moskë