VIDEO/ Nela: Sali Berisha është frymë, 20 shkurti e dha mesazhin…

Në ditën e 70 të tubimit qytetar që zhvillohet në “Rrugën e Shpresës, në mbështetje të liderit të opozitës, Milaim Nela tha se dr. Sali Berisha u vu në këtë masë arresti jo për ta dënuar, pasi nuk kanë asnjë provë dhe fakt, por kjo është metoda që përdorin me të shantazhuarit.

Nela tha se në 2021 ata detyruan Lulzim Bashën që të fikte motorët e fushatës, e mbani mend besoj atë periudhë, dhe kur nuk u arrit qëllimi i tyre për bashkëqeverisje, një ditë maji shpallën Sali Berishën “non grata”.

“I vetmi nga i cili i dridhen këmbët Edi Ramës, është Sali Berisha. Sali Berisha është frymë. Bënë spektaklin në Rinas duke goditur Jamarbër Malltezin sepse mendonin se duke goditur në familje z.Berisha do të tërhiqej. Nuk ia dolën. Tani gjetën një gjyqtare me 3 mbiemra që po e përdorin për ta nxjerrë Sali Berishën nga politika. Por 20 shkurti e dha mesazhin, Tirana e dha mesazhin. Shqipëria e Tirana do ndryshimin, ndaj sa më shpejt të dalin nga rruga e Shpresës, drejt bulevardit të lirisë”, tha ai.