VIDEO/ Neza: Korrupsioni në Shqipëri u rrit, opozita u dobësua

Analisti Sami Neza, i ftuar në studion e emisionit “Task Force” në Syri TV, ku është diskutuar mbi raportin e Këshillit të Ambasadorëve të SHBA-së, që e cilëson shpalljen “non grata” të liderit të opozitës Sali Berisha, si një vendim të marrë në kundërshtim me procedurat dhe legjislacionin amerikan, tha se administrata në SHBA është e dëgjueshme ndaj tyre.

Neza kujtoi se në vitin 2007, ku ka zhvilluar një vizitë në DASH, në kuadrin e disa organizatave të shoqërisë civile, ka takuar ambasadorin Rayerson, i cili kishte 14 vite që kishte dalë në pension.

Analisti tha se është shumë e drejtë që të goditet një korruptues i fortë, por rrëshqitja nga i korruptuari i fortë te politikani i fortë, e zhbën gjithë rëndësinë e gjithë procesit.

“Korrupsioni është rritur në Shqipëri, opozita u bë më e dobët, mazhoranca nuk e dëgjoi më opozitën, i hoqi të drejtat, i hoqi financat, duke e dërguar në internim opozitën shqiptare nga 2021 deri në para 4 muajsh kur në Kuvend nisi rezistenca e saj në Kuvend.

SHBA kanë një mekanizëm demokracie që funksionon si sahat, kanë institucione korrigjuese”, tha Neza.