VIDEO/ Mal Berisha: Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë këshillon Departamente, senatorë e kongresmenë

 

Diplomati, ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar raportin e Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, të cilët deklaruan se, shpallja ‘non grata’ e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha është pa fakte dhe pa prova.

Ambasadori Berisha deklaroi se, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë është një institucion që dëgjohet shumë dhe këshillat e tyre kërkohen nga Departamente të ndryshme të shtetit Amerikan dhe nga senatorë dhe kongresmenë.

‘Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, përbëhet nga ata ambasadorë të cilët pasi dalin nga shërbimi kanë zyrat e tyre të konsulencës, që këshillojnë segmente të caktuara të shtetit amerikan nga Senati, Departamenti i Shtetit, ai i Mbrojtjes, sipas profileve që kanë dhe dëgjohen me shumë vëmendjen.

Sidomos kur raportet e tilla janë të bëra në një lloj mirëkuptimi të përbashkët.

Edhe ne kemi një këshill ambasadorësh, që përbëhet nga njerëz që e kanë toleruar njëri-tjetrin sepse janë persona që kanë shërbyer ndër shumë qeveri.

Por në Shqipëri nuk i dëgjon askush këshillat e tyre.

Shteti në Shqipëri nuk i dëgjon këtu, por në Amerikë çdo ambasador i SHBA-së nuk ka më pak se 3-4 senatorë apo kongresmenë miq të vet dhe kanë lidhje të përditshme me ta.

Dhe çdo raport, raport për çdo zonë tjetër, ata janë si një guidë, ku merret mendimi i tyre i  mençëm, i njerëzve me eksperiencë dhe të ditur dhe atdhedashës, se nëse je diplomat, je atdhedashës’, deklaroi ambasadori Mal Berisha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: