FOTO/ Digjet gjatë natës ‘BMW X5’ në Vlorë

Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”

“Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.