Shpërthimi në Lushnje/ Deputeti i PS dhe 41-vjeçari në gjendje të stabilizuar
Kanë përfunduar me sukses ndërhyrjet kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë për deputetin e PS, Bujar Çela dhe 41-vjeçarin Sokol Lumi, të cilët u plagosën gjatë shpërthimit në Lushnjë.
Deputeti i PS-së, Bujar Çela dhe punëtori Sokol Lumi po marrin trajtim në Spitalin e Traumës.
Gjendja e tyre është stabël dhe sipas bluzave të bardha, pasojat e shkaktuara janë të rikuperueshme. Ata nuk kanë probleme me gjymtyrët, dëmet janë djegie nëpër pjesë të ndryshme të trupit, por pa pasoja të rënda.
Më herët një tjetër i plagosur doli nga spitali në Lushnjë, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte më e mirë.
Nga shpërthimi mbetën viktima Roland Hoxha dhe djali i tij 24-vjeçar, Elidoni.