Ngjarja e rëndë në Lushnje, Meta: I pikëlluar, ngushëllime familjes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen që humbi njerëzit e dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnje pasditen e sotme.

Mesazhi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

I pikëlluar nga ngjarja tragjike sonte në Lushnje, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen që humbi njeriun e tyre të dashur dhe ju uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.