Sukses historik i atletit shqiptar, siguron gjysmëfinalen e Botërorit të Atletikës

Atleti shqiptar Franko Burraj është kualifikuar për gjysmëfinalen e 400 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Glasgow të Skocisë.

Burraj arriti ta përfundonte garën e tij të preferuar me kohën e 46.86 sekonda.

Atleti shkodran është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori.

Gara e kësaj faze do të mbahet në mbrëmjen e së premtes