Rama vendos Gonxhen nga pas dhe kërkon fonde nga Bashkimi Europian

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën hapëse në samitin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Nga pas këtë herë nuk ishte Aleks Soros, por superministri i tij, Blendi Gonxhe.

Ky i fundit është akuzuar vazhdimisht nga opozita shqiptare si figurë simbol e korrupsionit në vend.

Ndërkohë Rama përpara të pranishmëve vazhdoi të kërkojë ndihma nga Bashkimi Europian.

“BE është tani më e gatshme të na ndihmojë të në bëjë pjesë të konstelacionit të saj. Nuk duhet të humbasim këtë dritare mundësie,” tha Rama.

“Në planin e ri të rritjes, është e qartë ose duhet të marrim hapat e nevojshme për të ecur para, ose të dështojmë për të zënë një vend për t’u ulur në tryezën e BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose e kundërta na pengon,” shtoi Rama.

Kujtojmë se zyrtari i Edi Ramës që duhej të merrej me agjencinë që menaxhon ndihmat e huaja, aktualisht është nën hetim nga SPAK për abuzim me këto ndihma. Bëhet fjalë për Ilir Beqajn.

Po ashtu, qeveria e Ramës është nën hetim nga autoritetet në Bruksel për abuzime me ndihmën e dhënë nga BE për fermerët.