Spanja shkruan historinë, triumfon ndaj Francës në finalen e parë të Ligës së Kombeve për femra

Tjetër triumf historik për Spanjën e femrave, me ekipin e “La Roja” që fiton edicionin e parë të Nations League për femra, ndërsa mposhti me rezultatin 2-0 Francën në finale.

Spanja dominoi ndeshjen finale ndaj Francës, ndërsa zhbllokoi takimin në minutën e 32’, me fituesen e “Topit të Artë”, Bonmati që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Carmona.

Goli i dytë u realizua në minutën e 53-të, me Caldentey që dyfishoi avantazhin e ekipit të Montserrat si dhe vulosi këtë finale.

Pas triumfit 2-0 ndaj Francës në finalen e edicionit të parë të Nations League për femra, Spanja feston një tjetër moment historik, pasi në verën e 2023-shit fitoi edhe Kupën e Botës për femra.